Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Lezhë, dilet nga gjendja e emergjencës

“Bilanci i dëmeve, gati për një javë” Qarku i Lezhës ka lënë pas situatën e emergjencës, pas përmbytjeve në ditët e para të këtij viti si pasojë e baticës detare. Shtabi i Emergjencës i mbledhur sot paradite vendosi që brenda një jave të bëhet gati gjithë bilanci i dëmeve të shkaktuara si pasoje e përmbytjeve. Drejtues të shtabit ngarkuan organet vendore të pushtetit të bëjnë gati bilancet e dëmeve veçanërisht për komunat Balldre dhe Shën Koll si dhe për Shengjinin; zonat që u prekën më shumë nga përmbytjet. Përmbytjet e mëdha në Lezhë ndodhën në 2 janar kur një baticë e fortë detare depërtoi në dhjetëra metra tokë duke përmbytur sipërfaqe të tëra toke dhe dhjetëra shtëpi....