E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca: KESH dhe CEZ të krijojnë kompani të reja

Kompanitë e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nuk bëjnë transparencë mbi eficiencën e tyre. Lindita Milo, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, tha dje se Enti Rregullator i Energjisë dhe operatorët e tregut nuk po i marrin parasysh rekomandimet e dhëna nga institucioni i saj. Sipas Autoritetit, analiza e eficiencës së aktivitetit duhet të jetë element përbërës i metodologjive të përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike. Që vitin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar gjithashtu edhe ndarjen funksionale dhe financiare të Furnizuesit Publik me Shumicë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, dhe të Furnizuesit Publik me Pakicë nga CEZ Shpërndarje. Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se ndarja e enteve të furnizimit publik nga shoqëritë tregtare do të sigurojë konkurrencë efektive, mundësi zgjedhjeje nga konsumatorët dhe eliminimin e ndërsubvencionimit në këto segmente tregu.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›