Shqiperi/ Prodhimi i naftes vijon rritjen
Prodhimi i naftës në vend ka vijuar rritjen përgjatë vitit 2011. Në bazë të të dhënave të kompanisë kanadeze të prodhimit dhe nxjerrjes së naftës, Bankers Petroleum, sasia e naftës bruto, në tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar një shtim me 40%. Prodhimi mesatar i këtij produkti ka arritur në periudhën janar-shtator, në 13.700 fuci në ditë apo 2900 ton, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Ndër të tjera në raportin e tremujorit të tretë kompania naftëxjerrëse, falë rritjes së çmimit mesatar të shitjes ka rritur të ardhurat me 122 për qind.
Të ardhurat e kompanisë për periudhën janar-shtator arritën në 251 milionë dollarë. Gjatë ditëve të fundit prodhimi ka shënuar kulmin në 14700 fuçi. Njëkohësisht kompania Bankers Petroleum, njofton se vetëm në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ka shënuar një rritje mesatare të vëllimit prodhues me 8 përqind. Kompania synon që edhe për periudhën e mbetur të vitit të përfundojë shpimin e puseve të tjera në këtë zonë duke rritur prodhimin e naftës deri në 16.000 fuci. Në programin për vitin e ardhshëm kompania synon një rritje të të ardhurave rrejdhëse duke qenë më aktive ne treg me kapitalin e saj.
Detajet e punës dhe buxhetit për vitin e ardhshëm Bankers Petroleum do t’i paraqesë brenda muajit dhjetor me aprovimin e bordit drejtues të saj dhe miratimin e qeverisë. Kompania koncesionare shet pjesën më të madhe të naftës në tregun rajonal dhe pjesën tjetër në vend.