KESH: Shkarkimet në Fierzë vijojnë normalisht
Siguria është dhënë nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila ka bërë të ditur se shkarkimet në këtë basen ujëmbledhës vazhdojnë normalisht dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për dëmtimin apo shpërthimin e digave. “Në Fierzë shkarkojmë 400 metra kub në sekondë me tunelin numër katër, që ka fuqi 800 metër kub në sekondë. Aftësia shkarkuese e jona shkon në 1350 metër kub për sekondë. Deri tani Drini nuk i ka regjistruar. Kemi edhe tunelin 3 përmes të cilit mund të shkarkojmë 1500 metër kub në sekondë”, tha për mediat Gani Gjini, drejtor i departamentit të mirëmbajtjes pranë KESH-it. Ai ka shtuar se gjatë këtyre ditëve pryrjet në Fierzë dhe Koman janë shtuar ndjeshëm në 900 metra kub në sekondë në ujëmbledhësin e parë dhe në rreth 1 mijë metër kub në të dytin.