E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, “shpërthen” Fiorentina dhe Lacio

Fiorentina ka shkatërruar 5-1 në transfertë Sienën e vendit të fundit. Dopieta e Xhilardinos (37’ dhe 66’) dhe golat e Kroldrup (5’), Santanës (29’) dhe Mutu (79’) fundosën edhe më tepër vendasit, që zhyten edhe më thellë në fundin e tabelës në kuotën e 12 pikëve, ndërkohë që ekipi i Çezare Prandelit ngjitet në kuotën e 27 pikëve.“Shfryn” edhe Lacio, që mposht 4-1 në “Olimpiko” Livornon. Miqtë kaluan të parët në epërsi me anë të Bergvold që në minutën e shtatë, por në pjesën e dytë skuadra kryeqytetase ishte e pandalshme, duke shënuar katër gola. Serxho Flokari e nis me një dopietë aventurën e tij tek bardhekalrit (48’ dhe 55’), ndërkohë që Roki në minutën e 72-të dhe Kolarov me penallti në minutën e fundit vulosën suksesin e Lacios, që tashmë i largohet zonës së “ftohtë”.Napoli ka shënuar suksesin e radhës, kësaj here në transfertën e Atalantës. 2-0 për të besuarit e Valter Mazarrit ka përfunduar takimi i luajtur në “Bergamo” (Kualjarela 7’ dhe Pacienca 58’), sukses që e ngjit Napolin në vendin e katërt, duke bërë që jugorët të besojnë akoma më tepër në kualifikimin në Ligën e Kampionëve.Nuk ndalet as Bari, që në fushën e vet mposhti 2-0 Udinezen. Megorini në minutën e pestë dhe Barreto në të 68-tën vulosën suksesin e vendasve, që vazhdojnë të befasojnë dhe tashmë e shohin veten në vendin e tetë me 27 pikë (qa sa Fiorentina dhe Palermo).Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Katania në fushën e vet, në përballjen direkte me Bolonjën. Skuadrës së Mihajloviçit i ka mjaftuar një gol i Spolit nëntë minuta para përfundimit, për të marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë.Në ndeshjen e fundit të luajtur sot, Sampdoria nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 në “Marasi” përballë Palermos. Kasano iu përgjigj menjëherë në minutën e 42-të golit të Kavait, që vetëm 60 sekonda më parë kishte kaluar në epërsi skuadrën e tij. Takimi që mbyll javën e 18-të të Serisë A do të luhet sot në orën 20:45 midis Milanit dhe Xhenovas në “San Siro”.Seria A, java e 18-të:Chievo 0 - 1InterAtalanta 0 - 2 NapoliBari 2 - 0 UdineseCagliari 2 - 2 RomaCatania 1 - 0 BolognaLazio 4 - 1 LivornoParma 1 - 2 JuventusSampdoria 1 - 1 PalermoSiena 1 - 5 FiorentinaMilan – Genoa (ora 20:45)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›