KESH: Shkarkimet në HEC-e, vazhdojnë të jenë më të larta se prurjet

Tirane, 10 dhjetor, NOA - Korportata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se megjithe uljen e nivelit te ujit ne kaskadat e hidrocentraleve, shkarkimet prej tyre vazhdojne qe te jene me te medha se prurjet.
Konkretisht, KESH raporton se ne HEC-in e
Fierzes, shkarkimet jane me te medha se prurjet; ne Koman te gjitha prurjet
natyrore shkarkohen; ndersa ne Vaun e Dejes shkarkohet gati gjysma e prurjeve
natyrore.
Nder te tjera, KESH pohon se referuar statistikave, ne HEC-in e Fierzes, niveli i liqenit eshte ne kuoten 289.34 metra, prurjet 540 m3 /sek dhe shkarkimet 1100 m3/sek.
Kurse Ne HEC-in e Komanit, niveli i liqenit ka arritur 170,60 metra, prurjet 1200 m3/sek dhe shkarkimet 1260 m3/sek.
Ne fund, ne HEC-in e Vaut te Dejes, raportohet
se niveli i ujit eshte 74,23 metra, prurjet 1400 m3/sek dhe shkarkimet 900
m3/sek.
n.e/NOA