E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet uji nga disa zona të përmbytura, ushtria vijon të mbrojë argjinaturat

Shkoder, 13 dhjetor, NOA – Pas permiresimit te situates se permbytjeve ne Shkoder, kur moti pa reshje ka sjelle per rrjedhoje edhe terheqjen e ujit duke zvogeluar siperfaqen e permbytur te qarkut, ne 11 440 ha toke nen uje, shtabi i emergjencave ne Shkoder ben nje pasqyre te re te situates se nivelit te ujit mbi kaskaden e lumenjve Drine dhe Buna. Sipas te dhenave me te fundit niveli i ujit ne liqenin e Shkodres prane ures se Bunes shenon kuoten absolute me 9.35 m; niveli i ujit ne lumin Drin prane ures se Bahçallekut eshte 8.95 m; kuota ne Dajç eshte 7.2 m; hidrovori ne Velipoje po punon me kapacitet te plote me kuote  -1.2 dhe prurjet ne lumin Kir jane 50 m3/sek, e ato ne lumin Gjader jane 50 m3/sek.

Ne bashkine e Shkodres gjate dites se sotme niveli i ujit ka rene 10 deri ne 20 cm. Vazhdojne ende te jene ne uje pjeserisht zonat e Kirasit (rruga per tek Bregu i Reres), lagjia e Livadheve dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ajasem, Iliria, Bahçallek dhe pjeserisht lagjia Shiroke, ku gjendet edhe pika turistike e Shirokes.

Po keshtu, aksi rrugor i unazes eshte i kalueshem per mjetet e vogla, ndersa aksi rrugor Xhabije-Ura e Bunes vazhdon te jete i pushtuar nga uji dhe aty mund te kalohet vetem me mjete lundruese apo me mjetet e renda te transportit.

Komuna Ana-Malit

Situata e nivelit te ujit ne kete komune ka nje permiresim te vogel pasi niveli i ujit eshte ulur me rreth 5 cm brenda nates.

Aksi rrugor Zues – Muriqan eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve, ndersa sa i perket zonave me te permbytura si fshatrat Obot e Gorice, ata jane ende te izoluara nga uji duke e bere te pakalueshme rrugen lidhese me keto fshatra nga mjetet tokesore.

Komuna Bushat

Edhe ketu ka renie te nivelit te ujit me rreth 15-20 cm, porse vazhdojne te jene nen uje rruget lidhese me fshatrat Trush i Poshtem dhe Mali i Jushit.

Komuna Berdice         

Niveli i Ujit ka pesuar renie me rreth 7-10 cm. Aksi rrugor nga Harku i Berdices deri pertej fshatit Trush eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve, ndersa rruga per te shkuar ne Dajç eshte e bllokuar dhe aty kalohet vetem me mjete lundrimi.

Ne komunen Dajç, me e permbytura gjate ketyre diteve situata ka nje permiresim te ndjeshem ne krahasim me nje nate me pare, pasi uji ka pesuar renie prej rreth 10-15 cm.

Ketu siperfaqja nen uje eshte rreth 80%, ndersa akset qe e lidhin komunen e Dajçit me fshatin Mushan dhe fshatin Suka e Dajçit jane te kalueshme me mjete te larta.

Akset rrugore qe lidhin kete komune me komunat e tjera jane ende te pakalueshme me mjete tokesore.

Komuna Guri i Zi

Situata ne kete komune ka nje permiresim, sa i perket nivelit te ujit, i cili ka rene plotesisht naten e fundit ne zonat e permbytura  (Kuç, Rrenc dhe Vukatane) dhe banoret kane filluar te kthehen ne banesat e tyre.

Komuna Velipoje        

Niveli i Ujit eshte pothuajse i njejte me situaten e meparshme duke patur nje permiresim te lehte pasi uji ka pesuar nje renie te vogel me rreth 5 cm gjate nates. Rruget qe lidhin Velipojen me Shkodren vazhdojne te jene nen uje, ndersa rruget e komunes neper fshatrat perreth jane te kalueshme.

Shtabi i emergjencave ben me dije se transporti me Shkodren behet me mjete lundruese dhe nga ajri.

Policia e Shkodres ne bashkepunim me forcat e ushtrise vazhdojne te ruajne dy argjinaturat e fshatrave Reç dhe Ças ne Komunen e Velipojes.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›