KESH: Situata në HEC-e deri në mesditë. Drejt rënies prurjet
TIRANE-Nivelet e liqeneve në hidrocentralet e Fierzës, Komanit e Vaut të Dejës po shkojnë drejt përmirësimit pasi prurjet janë në rënie dhe shkarkimet gjithashtu. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka njoftuar sot në mesditë më 12 Janar se po shkon drejt përmirësimit situata në liqenin e Fierzës pas shkarkimeve që po bëhen ne kaskaden e Drinit ku nga dita e djeshme, sot, niveli ka rënë me një metër. Sot deri në orën 13:00 prurjet ne Fierze jane ne nivelin 500 meter kub uje ne sekond nga 550 qe ishin me ne mengjes. Në Fierzë derdhjet e ujit nga mëngjesi që ishin 900 metër kub ujë në second janë 880 metër kub në sekodnë. Fierza me kapacitet 296 metër, aktualisht ka nivelin e ujit në 290.58 meter, duke rënë brenda disa orësh me 2 cm. Në liqenin e Komanit me kapacitet 175 metër, niveli i ujit ka rënë brenda pak orësh me 1 cm. Aktualisht shënon 170.39 meter. Dhe prurjet gjihashtu shënohen në rënie, ndërsa në mëngjes ishin në 250 meter kub ujë në second, në mesditë shënojnë 200 metër kub në sekondë. Derdhjet ne Koman në mesditë llogariten 1 100 metër kub në sek nga 1 080 meter kub ujë në second. Në Vaun e Dejës me kapacitet 76 metër, niveli i ujit llogaritet ne 74.10 meter nga 74.03 që ishte në mëngjes. Ndërkohë prurjet nga 250 metër kub uje ne second gjatë paradies, në mesditë shënuan 180 m kub/sek. Derdhjet në Vaun e Dejës në krahasim me paraditen janë në rënie, nga 1 350 metër kub në sekondë gjatë mëngjesit, në mesditë ranë në 1 100 m kub/sek. (d.b/BalkanWeb)