"Remzi Hoxha", dëshmon Ylli Xhaxhika

Mund të cilësohet si një nga dëshmitë kyçe në gjyqin e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës, ku janë të akuzar katër ish-shikas. Prokurori Xhevat Hana ka lexuar dëshminë e shefit të shëndetësisë së SHIK në vitet 1992-1998 në Tiranë, Ylli Xhaxhikës, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më parë. Në dëshminë e tij të vitit 2003 Xhaxhika ka treguar se si e kanë marrë nga Tiranë dhe e kanë dërguar në një vilë në Lezhë ku aty ka vizituar një person i cili ishte shumë i dobët dhe nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Por ai nuk ka treguar emrin e pacientit duke pohuar se shefat e tij e kishin urdhëruar të mos e pyesinin për emrin.
Më pas në seancën gjyqësore prokurori i çështjes ka lexuar edhe pyetjet që do i dërgohen me letërporosi dëshmitarit tjetër të kësaj çështje Avdyl Loshaj. Ndërsa në gjykatë ka katër ish-shikas të akuzuar për këtë ngjarje, të cilët janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe.