E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Vështirësi në importin e energjisë, thatësirë në rajon

TIRANË- Vendin tonë e pret një dimër problematik sa i takon furnizimit me energji elektrike.

Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo duke folur për situatën energjike në vend deklaron se KESH ka siguruar importin e energjisë elektrike vetëm për dhjetorin, ndërkohë ka pranuar se ka vështirësi sa i takon gjetjes së importit, pasi situata paraqitet problematike për gjithë rajonin.

Zeqo thekson se edhe në Fierzë rezervat ujore kanë rënë bashkë me prurjet, për shkak të thatësirës. Drejtori i KESH, konfirmoi se kanë nisur procedurat për vënien në punë të  TEC-it të Vlorës, por sipas tij duhet siguruar lënda e parë djegëse për TEC-in.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›