E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Dhuna kundër KFOR-it e papranueshme

BRUKSEL- NATO ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës, ku të hënën në mbrëmje frocat e KFOR-it u sulmuan nga protestues të dhunshëm serbë.

NATO duke e vlerësuar si të papranueshëm veprimin e serbëve të veriut u bëri thirrje për përmbajtje, raporton Koha Ditore.
“Përdorimi i dhunës kundër forcave të KFOR-it është e papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të bashkëpunojnë plotësisht me të gjithë aktorët ndërkombëtarë në terren për të siguruar lirinë e lëvizjes pa shtyrje”,- deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu

Në reagimin e dërguar përmes postës elektronike, zëdhënësja e NATO-s ka shtuar se “misioni i KFOR-it është që të kontribuojë në ruajtjen e një ambienti të sigurt, lirisë së lëvizjes dhe sigurisë në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

NATO siguron se KFOR do të përmbushë misionin e tij në mënyrë të paanshme në Kosovë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›