Olli: 1.6 tonë ushqime janë shpërndarë në komunat e bllokuara
TIRANE - Rifillimi i reshjeve të dëborës, mëngjesin e sotëm, ka vështirësuar së tepërmi punën e Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile.
Sipas Alfred Ollit, Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile “Sot, numërohen rreth 65 komuna të bllokuara për të cilat po punohet pa pushim për t'i zhbllokuar, si dhe për të qenë pranë banorëve me ushqime etj”. Olli bëri të ditur se, deri dje në mbrëmje janë shpërndarë në këto zona më shumë se 1.6 tonë ushqime.
Gjithashtu, Olli sqaroi se, për të qenë më pranë qytetarëve të bllokuar, shtabi i përgjithshëm i emergjencave civile,është në kontakt të vazhdueshëm përgjatë 24 orëve me prefektët e qarqeve si dhe kryepleqtë e zonave të bllokuara, të cilët informojnë mbi gjendjen e banorëve dhe nevojat e tyre.
Ndërkohë, për rastin e Pukës, ku banorët nuk u panë të dilnin për të marrë ushqimet, Kreu i Emergjencave Civile, u përgjigj duke ritheksuar se, “ne, koordinojmë të gjitha operacionet tona me prefektin e qarkut përkatës, i cili përcakton zonën ku helikopteri do të ulet, e përgatit atë si dhe informon, ashtu si edhe me kryeplakun e zonës që të lajmërojë banorët për pikën ku do merren ushqimet.
Më tej, pilotët marrin të dhënat dhe nisen drejt zonës së përcaktuar dhe në rast se kjo zonë rezulton me rrezikshmëri të lartë për tu ulur, atëherë piloti vendos të ulet në një zonë tjetër aty pranë, informon bazën, që nga ana saj vihet në kontakt menjëherë me kryeplakun dhe prefektin dhe i bën me dije për zonën “e re” ku helikopteri lë ushqimet. Dhe, sipas informacioneve që kemi rasti i Pukës është një rast i tillë” nënvizoi Olli.
(er.nu/BalkanWeb)