Moti, reshje dëbore, edhe në Tiranë

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat nuk kanë kursyer as kryeqytetin.
Flokë të lehtë dëbore kanë rënë sot në Tiranë, por ato janë më të dukshme në zonat pranë malit të Dajtit.
Ndërkohë temperaturat në kryeqytet kanë shënuar ulje ndërsa pritet që ato të ulen në ditët në vijim.
Sipas metereologëve rënia e temperaturave do të zgjasë deri në fundjavë ndërsa reshjet e dëborës do të jenë më të ndjeshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë.