E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH-i shkrumbon banesën, dëmi 1.5 milionë lekë

MALËSI E MADHE – Shkëndija elektrike është bërë shkas për një tjetër djegie banese. Flakët e një zjarri shkrumbuan në orët e vona të ditës së martë një shtëpi në rrethin e Malësisë së Madhe, ndërkohë që për fat nuk u regjistruan të lënduar në radhët e njerëzve. Ngjarja ndodhi në fshatin Vrith të komunës Shkrel të Malësisë së Madhe, ku një zjarr i papritur dogji plotësisht banesën e shtetasit Tonin Vecaj. Nga të dhënat e para mendohet se dëmi i shkaktuar arrin në vlerën e rreth 1.5 milionë lekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij zjarri, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se shkak ka qenë një shkëndijë në rrjetin elektrik. Thuajse në çdo periudhë shënohen rastet e djegies së banesave për shkak të luhatjeve të tensionit, por deri më tani Korporata Energjetike Shqiptare nuk ka dëmshpërblyer asnjë person, megjithëse ka rezultuar fajtore.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›