E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të braktisë foshnjën, mjekët denoncojnë nënën në polici

VLORË – Ka tentuar që të braktisë foshnjën e saj, por është zbuluar nga personeli mjekësor, i cili ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ku drejtuesit e Komisariatit të Vlorës kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se I. Hasani, nëna 31-vjeçare, u ndalua të mërkurën nga personeli i maternitetit të Vlorës teksa po tentonte të braktiste foshnjën e saj të sapolindur. Burime të policisë thanë se “31-vjeçarja I. Hasani, nga fshati Tërbaç, tentoi të largohej nga mjediset e materniteti pa fëmijën e saj, të cilën e kishte sjellë në jetë mbrëmjen e së hënës. Por veprimi i saj u konstatua nga mjekët, të cilët arritën ta ndalonin dhe më pas njoftuan policinë". Sipas burimeve, Hasani ka këmbëngulur për të braktisur fëmijën e saj, por forcat e policisë që mbërritën menjëherë kanë mundur të zgjidhin situatën e krijuar. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, duke marrë në pyetje nënën që foshnjës së seksit mashkull, me peshë normale rreth 3 kg. Grupi hetimor që po punon për këtë rast ende nuk ka saktësuar motivet që kanë detyruar 31-vjeçaren për të marrë këtë veprim. Paraprakisht mendohet se ai lidhet me pretendimet e bashkëshortit të saj për të mos njohur atësinë e foshnjës. Kjo duket të jetë bërë shkas për braktisjen e fëmijës, skenar i cili nuk është realizuar dot nga 31-vjeçarja.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›