Kolektivizimi rus po shkatërron bujqësinë shqiptare
Reportazhi i gazetës vazhdon me konstatimet rreth zhvillimit të vendit. Investimet në nxjerrjen e naftës dhe rrënimi i sektorit të bujqësisë
Harrison E. Salisbury
(Vijon nga numri i kaluar)
Është e vërtetë se ka një bum në nxjerrjen e naftës shqiptare. Një pus nafte i madh, me nr. 542, ishte zbuluar së fundmi rreth një milje në lindje të një pike ku ishte kryqëzimi i rrugës nga Vlora drejt lumit Seman. Sipas kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, rrjedhja e naftës në pusin e vetëm ishte aq e madhe sa do të realizojë planin e prodhimit të naftës në Shqipëri për 5 vjet. Plani parashikonte rritje me 56 për qind të prodhimit nga viti 1955 deri në vitin 1960. Pjesa më e madhe e fabrikave dhe uzinave industriale ishin ndërtuar midis viteve 1950 dhe 1955. Ato janë kopjim i uzinave ruse, të ndërtuara sipas modeleve prodhuese masive dhe e kryenin aktivitetin e tyre nën kontrollin e rusëve dhe tani u janë dorëzuar teknikëve dhe inxhinierëve shqiptarë.
Të dhëna për ekonominë shqiptare
Një llogaritje realiste e pagave të punonjësve në këto uzina e fabrika është shumë e vështirë për t’u bërë. Leku, monedha zyrtare e shqiptarëve, ka një raport shkëmbimi 1 dollar i barabartë me 50 lekë. Turistëve u janë dhënë 150 lekë për 1 dollar. Pagat mesatare llogariten rreth 5000 – 6000 lekë në muaj.
Çmimet janë të larta. Këpucët nuk janë të cilësisë së mirë dhe kushtojnë aq sa duhet për të punuar 2-3 javë. Një kostum burrash ose pardesy kushton sa për të punuar për 2 muaj. Një orë dore sa për një muaj. Një tigan ose një tavë e madhe prej alumini që përdoret për pjekje kushton sa për dy javë punë. Por, si në çdo skarcitet të ekonomisë ruse, shtyja?? reale nuk vjen nga lekët prej letre, por nga mundësia për të berë ushqime në magazinat ose fabrikat, në asortimentet më të mira dhe që kanë çmime më të ulëta sesa në dyqanet publike. Gjithashtu, ka banesa më të lira, të ndërtuara me cilësi të keqe dhe me tulla të kuqe, sipas stilit rus, qiraja e të cilave kushton 100-150 lekë në muaj për një ose dy dhoma.
Shqipëria ka pak objekte të tjera që tregojnë zhvillimin industrial siç janë: Porti i Durrësit dhe i Vlorës, dy hekurudhat me një linjë, Tiranë-Durrës dhe Durrës-Elbasan. Doket e Portit të Durrësit kanë një kapacitet mbajtës për tri anije mallrash, ndërsa ato të Vlorës duket se janë ndërtuar vetëm për anijet e peshkimit.
Studio e filmit u ngrit për kinokronikat, dokumentarët dhe filmat që bëheshin në bashkëpunim me studiot ruse. Ajo është një ndërtesë luksoze, e ngritur me statujat dhe bustet e Stalinit.
Kolektivizim i dhunshëm
Në qoftë se investimet ruse në industri kanë qenë me një përfitim me efekt të ngadalshëm, ndikimi rus në politikën bujqësore kishte qenë me ndikim dështues.
Të paktë fermerë që e kolektivizuan pronën e tyre jetonin mirë dhe u gëzoheshin të ardhurave që merrnin. Por këtu kishte patur rezistencë nga fshatarët, veçanërisht vetëm në komunitetet malore, ku marrja e dhenve dhe e dhive prej barinjve është e vështirë për t’u arritur. Kolektivizimi dhe fermat shtetërore, të cilat së bashku përllogariteshin në gati gjysmën e tokës së punueshme, janë në pjesën më të madhe në Ultësirën Perëndimore, ku janë bërë drenazhime të mëdha dhe janë tharë moçalishte dhe kripore.
Pavarësisht nga leksionet e Jugosllavisë, Polonisë, Hungarisë dhe vendeve të tjera të Europës Lindore, kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu dhe pjesa e administratës janë duke iu ngjitur procesit të kolektivizimit. Ata këmbëngulin se të gjitha gjërat janë duke ecur mirë pasi fshatarët janë duke u grumbulluar vetë në mënyrë vullnetare brenda kooperativave dhe që prodhimi është duke u përmirësuar.
E dhëna e dukshme në zonat malore dhe në vendet e tregut fshatar i demaskon këto qëndrime optimiste. Pjesa më e madhe e bujqësisë shqiptare është ende në nivelin primitiv, pasi ende toka bujqësore punohet me krahë si në ekonomitë fshatare të shekujve të kaluar. Rusët janë treguar fare pak bujarë përsa i përket të mbështeturit me traktorë dhe në sjelljen e impianteve për ndërtimin e manifakturave. Veç metodave të reja dhe më racionale që janë aplikuar në bujqësi, Shqipëria është duke ecur drejt qëndrimit në skeda të racionuar për një kohë të gjatë ose Bashkimi Sovjetik është duke vazhduar për t’i dhënë një dorë më tepër me dërgesat ushqimore.
Shkrimi është publikuar më 10 shtator 1957 në “The New York Times”
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e së premtes do të lexoni:
Mehmet Shehu: “Shqipëria kërkon normalizim me vendet e Perëndimit”
Gazetari amerikan Harrison E. Salisbury vazhdon vëzhgimet e tij në realitetin komunist shqiptar të viteve 1957
Deklarata e kryeministrit të vendit dhe diktati që po sillte kulti dhe mitizimi i heroit rus, Stalinit, në realitetin shqiptar
Si punojnë dhe jetojnë shqiptarët. Rusizimi i kulturës në shtetin komunist dhe marrja e modeleve nga blloku komunist
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
14 Shkurt 2008