Plani rregullues i Tiranës, marrëveshje me komunat përreth

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha në mbledhjen e radhës së grupit teknik, se ky është projekti i Tiranës metropolitane.
"Ky është projekti i Tiranës metropolitane, në realizimin e tij përfshihen të gjithë", tha Basha. "Kemi konstatuar nevojën e një klime mirëbesimi, bashkëpunimi dhe koordinimi metropolitan. Fatkeqësisht zhvillimi urban në këto vitet e fundit, ka ndodhur në një klimë të thellë mosbesimi, i reflektuar mes njësive vendore dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo qasje ka pasur pasoja negative.
Zhvillimi urban ka nevojë për një klimë të re të planifikimit të territorit për t’i kthyer klimën e duhur zhvillimit ekonomik, një prioritet i Bashkisë. Kemi gjetur mirëkuptimin e njësive vendore kufitare me qytetin e Tiranës, të cilat me përgjegjësi qytetare i janë përgjigjur ftesës tonë për bashkëpunim".
Gjatë këtij takimi, Basha nënshkroi një marrëveshje me kryetarët e bashkisë Kamëz, komunës Paskuqan, Dajt, Farkë, Kashar dhe Vaqarr, duke i hapur rrugë shtrirjes se planit strategjik dhe rregullues të zhvillimit urban të Tiranës, jo vetëm në territorin administrativ të Bashkisë së madhe, por edhe të territoreve të njësive të qeverisjes vendore që përfshihen në territoret periferike të kryeqytetit. Basha ritheksoi se për realizimin e planit urbanistik do të dëgjohet zëri qytetar.
"Marrja dhe dëgjimi i zërit qytetar nuk është një formalitet, por një domosdoshmëri. Kërkojmë ta ndërtojmë këtë proces mbi baza profesioniste dhe jo vullnetare, me një kalendar të mirëplanifikuar profesionalisht"./Start/
2011-12-20 15:03