E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e rrugës, Tabaku: Masat konkrete, mbrojtje

Problemi i fëmijëve që shfrytëzohen për lypje apo për punë të tjera të rëndomta, është kthyer në vëmendjen e Bashkisë së Tiranës, e cila do t’i bashkohet zbatimit të masave kundër këtij fenomeni. Për këtë, Bashkia e Tiranës po punon me Ministrinë e Brendshme për identifikimin e familjeve në nevojë dhe ngritjen e databazës me të dhëna konkrete për 11 minibashkitë e kryeqytetit. “Jemi të vendosur për të përmbushur detyrimet tona, që rrjedhin nga legjislacioni aktual për të drejtat e fëmijëve, por edhe nga legjislacioni që lidhet me fëmijët objekt të trafikimit”, - u shpreh nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Bashkia e Tiranës në partneritet me organizatën “Save the Children” organizoi dje një takim teknik për fëmijët në situatë rruge, me qëllim nxitjen e zbatimit efektiv të politikave të bashkërenduara me strukturat publike qendrore dhe lokale. Në planin e vitit 2012, Bashkia ka përgatitur aktivitete konkrete për të ofruar mundësi të barabarta për njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët e kësaj kategorie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›