E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH publikon manualin: Si mund të kursejmë energji

Korporata Elektroenergjetike shqiptare nëpërmjet disa manualeve edukative jep këshilla ndaj familjeve sesi mund të kursehet energjia elektrike

Nga energjia elektrike varen shumë gjera, dhe ndër më të rëndësishmet është komoditeti ynë në jetën e përditshme. Korporata Elektroenergjetike ka tashmë gati një udhëzues sesi mund të kurseni energjinë në aktivitetin e përditshëm shtëpiak. Nëse e mendon mirë, do të ishte e pa mundur ta imagjinoje një shtëpi pa të gjitha komoditetet, me të cilat jemi mësuar. Telefoni është një pajisje elektroshtëpiake, po ashtu dhe dushi. Mund të bësh edhe pa modelin e fundit të lexuesit DVD, por jo pa ushqimin e konservuar të frigoriferit tuaj! Të flesh në një shtëpi të ngrohtë gjatë periudhës së dimrit, tashmë është bërë një zakon, i cili nuk diskutohet. Por është një zakon që ka filluar të kushtojë gjithnjë e më shtrenjtë, si neve ashtu dhe ambientit. Do të mjaftonte, të përdoreshin pajisjet ngrohëse dhe ato elektroshtëpiake në një mënyrë më të kujdesshme për të kursyer çdo vit një vlerë të konsiderueshme parash. Kështu, nëse ble frigorifer, në radhë të parë të tregohet kujdes ndaj etiketës energjetike të pajisjes. Me një model të klasës A harxhohet energji elektrike më pak se gjysma e krahasuar me modelin e klasës G. Nëse jeni pak vetë në familje, është e kotë që të blini një frigorifer të madh: sa më të mëdhenj aq më shumë energji harxhojnë dhe kur janë përgjysmë dhe bosh. Kur faqet anësore dhe dera e frigoriferit janë shumë të lehta, humbet në freski. Si rrjedhojë frigoriferi konsumon më shumë. Frigoriferi dhe ngrirësi janë më mirë kur vendosen larg prej burimeve të nxehtësisë dhe nga dritaret. Për të pasur një frigorifer të ajrosur mirë, duhet që ta pozicionosh të paktën 10 cm të distancuar nga muri. Një paralajmërim i rëndësishëm, kujdes !!mos vendosni brenda frigoriferit ushqimin e pjekur, nëse ai është akoma i nxehtë ose dhe i vakët, pasi formohen ngrica dhe rritet konsumi i energjisë. Të rregullosh siç duhet graduesin e temperaturës, konsiderohet si një operacion shumë i rëndësishme. Lavatriçja duhet përdorur vetëm me ngarkesë të plotë dhe kujtohu se, nëse ke më pak rroba, duke përdorur butonin “gjysmë ngarkese”, ti kursen. Programet e lavatriçes duhet të programohen sipas llojit të rrobave dhe llojit të papastërtive që do të trajtohen. Nëse do që të konsumosh më pak, janë të preferuara temperaturat e ulëta (30 – 60 gradë C ). Si për të gjitha pajisjet elektroshtëpiake dhe larësja e enëve konsumon më pak nëse është model i klasit të parë. Nga etiketa energjetike mund të mësosh se sa ujë dhe energji elektrike konsumon aparati që ju keni zgjedhur. Ki parasysh, kur ble një lavastovilje, zgjidhe me përmasat që të përputhen dhe me nevojat e familjes tënde, siç janë numri i pjatave, tenxhereve, gotave etj. Për të zvogëluar harxhimet e kota nga dushi, kontrollo që është i izoluar mirë, që anësoret i ka të izoluara mirë, në mënyrë të tillë që të mos lejojë shpërndarjen e energjisë. Zgjidh një model që korrespondon me kërkesat e familjes suaj, duke pasur parasysh që sa më shumë ujë i nxehte të jetë në bolier, aq më shumë konsumohet. Temperatura ideale është 400 gradë C në verë dhe 60 gradë C në periudhën e dimrit. Instalimi i një kohëshënuesi, do të evitonte funksionimin e dushit gjatë gjithë ditës dhe mund të vendosësh ti kur ta ndezësh (p.sh 3 orë para përdorimit). Përpiqu që ta instalosh afër vendit ku të duhet të përdorësh ujin e ngrohtë, për të evituar harxhimin e nxehtësisë. Së fundmi, kryej mirëmbajtjen në çdo 2-3 vjet, për të mundësuar eliminimin e kalkareve dhe të shtresëzimeve. Gjate verës, kur ndizni kondicionerin, mos e rregulloni në një temperaturë shumë më të ulët me atë të ambientit të jashtëm. Kini parasysh se një ftohje intensive në muajt e verës, konsumon shumë energji dhe nuk është e mirë për shëndetin. Kondicioneri të përdoret vetëm kur duhet, pra në orët më të nxehta të ditës, duke i mbajtur të ulura “kthyesat” si dhe grilat e dritareve; gjithashtu kujtohu të mos përdorësh në të njëjtin ambient me kondicionerin pajisjet që shkaktojnë nxehtësi. Me dritaret që janë të mbyllura mirë dhe me një pozicion jo të ekspozuar ndaj diellit, do ta përdorësh maksimalisht kondicionerin tënd. Si dhe kur del, kujtohu që ta fikësh!

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›