E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndriçimi, llojet e llambave që kursejnë

Ndriçimi i shtëpisë suaj përbën 10% te konsumit të energjisë elektrike. Kështu që kur ju blini një llambë elektrike, kujtohuni se ekzistojnë disa mundësi që të bëjnë të kursesh. Përveç të tjerash, mund të mësosh si të dallosh llambat me konsum të ulët nga të tjerat.

Llamba konsumi inkandeshente janë nga më të përdorurat dhe pse digjen shpejt (1000 orë) dhe me një eficencë të ulët në ndriçim. Këto llamba çlirojnë një dritë të pëlqyeshme, të përshtatshme për ambientet e vogla, janë të këshillueshme për dhomat e gjumit, ose për në ambiente ku nuk rrihet gjatë (p.sh. banjo ose korridori). Llamba inkadeshente alogjene Janë më të shtrenjta, por kanë një kohëzgjatje me të madhe (2000 orë) nga llambat e zakonshme, ndërsa eficenca elektrike është e ulët. Drita bardhë që çlirojnë është shumë e fortë dhe vlerëson në maksimum rënien e ngjyrave, prandaj përdoren për të demonstruar me anën e fareve, pikturat ose veprat e artit. Ki parasysh që alogjenet duhet të orientohen në pika precize, përndryshe humbasin 20% në ndriçim. Llamba floreshente kompakte është një lloj llambe me konsum të ulët. Kjo do të thotë që konsumon deri në 70% më pak se llambat tradicionale dhe ka një jetëgjatësi rreth 8000 orë! Një tjetër avantazh është se mund të zëvendësojë pa asnjë problem llambat e zakonshme, sepse përdorin të njëjtën portollambë. Dhoma e ndenjes, kuzhina dhe dhoma e fëmijëve janë ambientet e shtëpisë më të përshtatshme për t’u ndriçuar me këto llamba, sepse ato kanë nevojë të ndriçohen në kohë te gjatë dhe në mënyrë konstante. Kostoja, 5-10 herë më e lartë se llambat tradicionale, mund të duket si tepër e lartë, por nëse e krahason me konsumin dhe kohëzgjatjen, zbulon se përbën një avantazh përdorimi i tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›