KESH shpall fituesit për importin e energjisë
13/04/2011 Në prill do të blihet mbi 3,3 milionë euro energji
Shpallen fituesit e tenderit për blerjen e energjisë për muajin prill. Në fazën e parë deri më 30 prill kompania “GEN-I Tirana” ka fituar tenderin për blerjen e 36 000 MËh energji, ndërsa në fazën e dytë janë përzgjedhur katër fitues: “Rudnap”, “GSA’, “GEN-I Tirana” dhe “CEZ Trade Albania” për blerjen e energjisë. Sipas njoftimit, vlera totale në euro e energjisë së blerë në të dyja procedurat arrin në 3 352 182 euro. Në total importi për muajin prill kap vlerën e 26.400 MËh energji elektrike. Nga qershori i 2009-s dhe deri në fillim të vitit 2011, KESH-i nuk ka importuar asnjë megavat energji për shkak të reshjeve të mëdha dhe të vazhdueshme të periudhës së fundit, por vetëm ka eksportuar. Gjatë vitit 2010, sipas të dhënave të ERE-s, KESH ka shitur 2,934,226.000 kËh me një vlerë 119,101,562.21 euro, në tregun rajonal të energjisë elektrike, për shkak të prurjeve të mëdha dhe transaksioneve fitimprurëse. Nëse deri në vitin 2008 importet janë realizuar vetëm nga shoqëria “KESH”, pas vitit 2008, me privatizimin e shoqërisë së shpërndarjes, importet janë kryer për mbulimin e humbjeve nga “CEZ Shpërndarje” dhe për furnizimin e konsumatorëve tariforë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të ERE-s, importe ka kryer vetëm kompania “CEZ Shpërndarje” për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike, bazuar në kërkesën e Modelit të Tregut.