KESH: Kujdes me prurjet e lumenjve në HEC-e
TIRANE-Vijimi i shkarkimeve të ujit nga ana e KESH-it ditët e kaluara në hidrocentrale duket se ishte tërësisht i justifikuar, përballë gjendjes së krijuar dje. Reshjet e djeshme sollën sërish një situatë emergjence në kaskadën e hidrocentraleve të KESH-it mbi lumin Drin. Moti nuk po jep shenja përmirësimi, në drejtim të regjimit të reshjeve, as në këtë fund dhjetori. Ndërkohë që rënia e ndjeshme e temperaturës disa ditë më parë solli borën, që konsiderohet si rezervë uji për muajt pasardhës nga specialistët e hidroenergjetikes, ngritja relative e tyre sërish ktheu shiun, duke bërë që korporata të ndryshojë sërish mënyrën e menaxhimit të prurjeve në tre HEC-et e mëdhenj të vendit, gjithnjë pa hequr vëmendjen nga pasojat e shkarkimeve në zonën e Shkodrës.
Niveli i ujit në ujëmbajtësin e hidrocentralit kryesor të kaskadës, në Fierzë, është ulur gjatë ditës së djeshme, pavarësisht se prurjet kanë mbetur të njëjta. Nga statistikat e komunikuara prej KESH-it, del se dje në mëngjes, ashtu si edhe në orën 17:00 prurjet kanë qenë në nivelin e 300 metrave kub ujë në sekondë. Megjithatë, niveli nga mëngjesi deri në darkë, është ulur nga 285.03 metra, në 284.93 metra. Shkarkimet kanë qenë gati dy herë më të mëdha se prurjet.
E njëjta manovër është përdorur edhe në Koman. Këtu, madje prurjet kanë shënuar ulje, por KESH-i ka shkarkuar më shumë se prurjet, madje duke e rritur sasinë brenda ditës.
Nga ky lloj menaxhimi, nga HEC-i ku përfundojnë të gjitha shkarkimet e mëparshme, ai i Vaut të Dejës, shkarkimet e mëtejshme janë ulur, nga 777, në 400 metra kub ujë në sekondë, nga mëngjesi në darkë, madje edhe duke ulur nivelin e liqenit me gjashtë centimetra.
Në këtë mënyrë, kaskada është bërë gati sërish për të përballuar një plotë të re të fuqishme, duke marrë për bazë të dhënat e sinoptikanëve, pa rritur shumë shkarkimet, që do të shtonin dëmet në zonat tashmë të përmbytura në veriperëndim.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)