Vlorë, hidhet nga ballkoni pasi keqtrajton gruan
VLORË- I ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte pasi kishte keqtrajtuar të shoqen. Edison Haxhiraj është emri i viktimës 34-vjecar me banim në Orikum. 34-vjecari ka debatuar me të shoqen për motive që ende nuk dihen duke qëlluar atë dhe duke e lënë pa ndjenja për pak kohë.
Pasi ajo nuk ka reaguar 34-vjecari kishte menduar se e shoqja kishte vdekur dhe zgjodhi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonte. Banorë të pallatit si dhe policia e kanë transportuar atë në spital por ka qënë e kotë, 34-vjecari kishte vdekur që në momentin kur ra në tokë.
Bashkëshortja e tij, Eglantina Haxhiraj është cuar në spital ku edhe është përmendur dhe ka mësuar për ngjarjen e rëndë. Konfliktet në këtë familje kishin kohë që kishin nisur. Bashkëshortët nuk kishin një punë stabël dhe punonin ku të mudnin. Cifti kishte dy fëmijë 2 dhe 7 vjec.
(m.a/News24/BalkanWeb)