“Vizat” Berisha: Gati të plotësojmë kushtet PS: Qeveria të punojë
TIRANE- "Një arritje historike dhe e shumë pritur prej shumë dekadash cilësoi kryeministri Berisha vendimin e KE për rekomandimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët. Një orë pasi Brukseli dhe ambasadori i KE-së në Tiranë konfirmoi lajmin kryeministri Berisha doli në një konferencë për shtyp dhe tha se u mbajt një premtim i qeverisë.
“Falenderoj KE, dhe Barroson për vendimin dne kontributin e jashtëzakonshëm të tyre. Garantoj komisioneren Malmstrom dhe të gjitha vendet anëtarë të KE-së se tre cështjet e lëna në ngarkim nga autoritete shqiptare do të trajtohen dhe po trajtohen me seriozitetin më të madh, një lloj si të gjitha paketat e udhërrëfyesit të KE për heqjen e vizave.”- tha kryeministri.
Kryeministri Berisha informoi më pas gazetarët konktretisht mbi tre kushtet që KE ka vendosur për Shqipërinë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për heqjen e vizave.
1- PËR HARTIMIN E NJË STRATEGJIA PËR TË RIATDHESUARIT
“Eskpertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë kanë përgatitur një nga strategjithë më të shkëlqyera. Kjo strategji është në diskutim nga ndërkombëtarët dhe mënjerë sapo të vijë do miratohet nga KM.”
2 - LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT E KRIMIT TË ORGANIZUAR
”Rekomandimi po merret me seriozitetin më maksimal. Angazhojmë të gjitha kapacitetet e nevojshme. Mbështesim me fonde të vecanta policinë e shtetit si dhe shpejt do të marrim vendim për shtimin e personelit në sektorin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”
3- ZBATIMI ME EFIKASITET I LIGJIT TË RI ANTIMAFIA
“Qeveria tregon vullnet të hekurt për konfisikimin e aseteve kriminale dhe disa prej tyre pritet të dërgohen në gjykatë shumë shpejt. Kemi një ndër ligjet më të mira.
ORA 13:50- PS: PROPOZIMI I KE, HISTORIK. QEVERIA TË PLOTËSOJË KUSHTET
Partia Socialiste ka përshëndetur propozimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët, ndërsa i bën thirrje qeverisë të angazhohet në përmbushjen e kushteve të paplotësuara. Përmes një deklarate për mediat, deputeti socialist Ditmir Bushati konsideroi vendim historik rekomandimin e KE.
“Partia Socialiste i kërkon qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore që të përmbushin pa humbur kohë dhe me seriozitet kushtet e konsideruara si të papërmbushura ende nga Komisioni Europian, që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, konfiskimin e aseteve të krimit të organizuar, ri integrimin e të riatdhesuarëve në shoqëri, pasi vetëm përmbushja e tyre do të mundësojë miratimin nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së të propozimit të Komisionit Europian” u shpreh Bushati.
Ndërkaq deputeti socialist akuzoi mazhorancën për mungesë serioziteti në realizimin reformave, që sic tha ai, vonuan procesin e liberalizimit të vizave.
“Partia Socialiste falënderon angazhimin e institucioneve të Bashkimit Europian për ta trajtuar me përparësi procesin e liberalizimit të vizave, duke qenë të vetëdijshëm se vonesat në këtë proces kanë ardhur jo si pasojë e vullnetit të munguar të BE, por si rezultat i mungesës së seriozitetit të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave” u shpreh Bushati nga selia rozë.
(s.g/e.n/BalkanWeb)