Si aktor rolesh shekspiriane
TIRANE- Vetëm disa javë më parë, shumë vetë u habitën që lideri problematik i maxhorancës sonë qeverisëse arriti të gjente kohë në një kohë të vështirë për t'u shprehur edhe me gjuhën e Shekspirit mu në mbledhjen e Qeverisë. Kishte datëlindjen një anëtare e kabinetit, që mban emrin e tij. Po, vërtet kishte datëlindjen ministrja e Integrimit.
Por, shefi i saj nuk i solli lule. Dhe, sipas tij, jo se nuk e meritonte ajo që i rrinte pranë në tavolinën ovale. Jo, vërtet, porse siç e pa të nevojshme kryeministri ta shpjegonte 'incidentin' përpara kamerave televizive, ndodhi që ky, duke hyrë në mbledhje iu desh që tufën e luleve të porositur për këtë rast t'ia linte në duar truprojës së tij. T'ia linte në duar pikërisht në hyrje të sallës, sepse n'atë çast iu kujtuan vargjet e Shekspirit: "...lulja lules i thotë lamtumirë".
Prekëse për ministreshën që kryetari e krahasoi me lulen dhe që vet ai kujdesej të mos i binin nga krahu petalet e saj! Shumë prekëse edhe për ca telespektatorë, që më së fundi e morën vesh se sa i madh qenkej shkrimtari anglez i Mesjetës, përderisa e zinte në gojë vet lideri i tyre, duke i recituar aq bukur ato vargje!
Akoma më prekëse për disa diplomatë europianë, që kuptuan se ato 500 pyetje të Pyetësorit integrues që iu kthyen nga Brukseli tamam në ato ditë Qeverisë shqiptare për rishqyrtim dhe ripërgjigje, së bashku me 178 pyetje të reja që iu drejtuan kësaj, nuk paskëshin qenë shenja dështimi, por të suksesit të madh që kishte mbledhur Tirana zyrtare dhe i kishte shndërruar në një tufë lulesh për lulen ministre!
Askush nuk do të ishte i saktë të numëronte raste të tilla, kur shamitë e dëgjuesve mbyten në lot prej mallëngjimit, prej gazit dhe shpresës, në vend të mërzisë, trishtimit dhe mjerimit. Askush nuk do të ishte i saktë t'i vlerësonte këto raste me tërë peshën e tyre të vërtetë, kur nëqoftëqë atij si burrë shteti nuk i vjen ndoresh për të gjitha punët, të paktën si aktor bën për çdo rol. Për çdo rol, edhe të galerisë shekspiriane.
Tani është kuptuar fare mirë që kryeministri ynë, ndonëse po hidhet te të shtatëdhjetat, pothuajse çdo ditë shfaqet në skenën politike duke u përpjekur t'i veshë vetes velin e së resë dhe të zgjojë përsëri e përsëri ato shpresa që zakonisht mbështeten te të rinjtë premtues. Dhe, sikur nesër një herë e mirë ta humbiste këtë titull, të gjithë në këtë vend dhe jashtë tij do të habiteshin tek do të kujtonin që ky kryeministër na paskej qenë protagonist i teatrit politik për 20 vite rresht.
E gjithë kjo karrierë është përsosur përherë e më tepër, sepse ai mbetet i aftë ta japë mjaft mirë si stilin heroik, ashtu edhe atë komik, si patosin ashtu edhe tonin familjar, si tragjedinë, ashtu edhe farsën. Madje, kjo e fundit (farsa, pra), i përgjigjet më shumë se çdo gjë tjetër botës së brendshme të tij. Vërtet që kryeministri ynë nuk është orator i klasit të parë, por si polemist ama nuk ka të sharë. Duke pasur kujtesë të çuditshme, sidomos të bëmave që ngarkojnë biografitë e të rekrutuarve prej atij vet në poste shtetërore të ndryshme, kryeministri vepron me çiltërsi elegante edhe në situata të ndërlikuara.
Veç kësaj, kur ka të bëjë me kundërshtarët e vet politikë dhe ata profesionistë, gjithnjë paturpësia cinike e ka mbrojtur dhe e mbron nga çdo e papritur, sikurse egoizmi dhe shkathtësia e kanë ruajtur dhe e ruajnë nga çdo pohim apo shpifje në vrullin e sinqeritetit. Edhe kur nuk ka qenë dhe nuk është i aftë të zotërojë një temë, ai di të luajë me të; edhe nëse i mungojnë pikëpamjet e duhura ai është në gjendje të qëndisë thënie e thashetheme me fjalët e duhura. Kështu pra, ajo që synon të arrijë nuk është vetë suksesi, por vetëm dukja e tij, duke u shprehur i vendosur: "E quaj të tillë, se e quaj të tillë" ('Dy zotërinjtë nga Verona', Akti I, skena e dytë).
Shumë kritikë kanë sjellë argumente për dëmin që sjellin standardet më subjektive. Ata të gjithë e pranojnë që shumë çështje duhet të zgjidhen nga nocionet e të drejtës dhe të padrejtës, dhe sigurisht që çdo njeri duhet ta pranonte të nisej nga këto nocione që mbizotërojnë në shoqërinë ku jeton. Por, thonë ata, merreni me mend fatin e një çështjeje ku nuk ka asnjë pikë orientimi për protagonistin, nocionet e të cilit mbi të drejtën dhe të padrejtën ndryshojnë nga ato të shoqërisë!
Epo, nëse një protagonist, si kryeministri ynë aktual, s'është në gjendje të bëjë diçka të mirë, fundja di të sajojë. Dhe, kur s'i mat dot forcat me një armik të fortë, fundja mund t'i krijojë vetes një armik të dobët. Dhe, kështu mbushen faqe më faqe edhe veprat shekspiriane, që s'kanë të sosur e të sëmbuar.
E pra, duke mos qenë në gjendje të realizojë plane të mëdha ose projekte largpamëse, ky protagonist si kryeministri ynë, në ngatërresa, për ta vrarë pastaj mendjen se si mund të dalë prej tyre, pa i hyrë ndonjë gjemb i madh në këmbë. Ai ndonjëherë i do ndërlikimet, domethënë, kur ato mungojnë i nxit vet ato, duke vepruar si artist në konflikte, derisa e gjithë katrahura të përfundojë në debate parlamentare të zjarrta, që përbëjnë qëllimin e tij të vetëm dhe të përhershëm. Por, sidoqoftë, në të gjitha rrethanat vitet kanë treguar që arrihet në atë acarim dramatik, të cilin vet e ka yshtur. Kështu ndodh edhe në marrëdhëniet me aleatët e huaj të vendit, të cilëve duke iu përulur me vepra, në situata të rënduara iu kundërvihet atyre me fjalë.
Por, si më parë, ashtu edhe aktualisht, nëse ky art i improvizuar i kryeministrit tonë s'është kurorëzuar kurrë me rezultate sado pak të shkëlqyera, aq më shkëlqyeshëm përpiqet ai t'i imponojë një pjese të publikut njëfarë interpretimi të këtyre rezultateve, duke e bërë këtë të fundit që t'i marrë frazat për vepra, fantazitë për realitet, gënjeshtrat për të vërteta, motivet e ulëta për pretekste të larta. Pikërisht me këto cilësi, figurat e aktorëve të tillë rolesh shekspiriane do ta bënin dikur Tomas Karlejlin t'i quante këta "udhëheqës të rremë të botës".
Megjithatë, kalorësi Ruxhero ende dashurohet përsëri me Alçinën dhe magjepset pas hireve të saj. Ndonëse e di që kjo plakë "Pa sy e pa dhëmbë, pa shije, pa gjithçka" ("Si t'ju pëlqejë", Akti II, Skena e shtatë) i ka shndërruar tërë admiruesit e vet të mëparshëm në gomerë dhe kafshë të tjera dygjinore. Por, a do të ndodhë kështu edhe tani e tutje? Vështirë të zgjasë më tej kjo gjendje. Sepse, siç na ka mësuar i famshmi Shekspir, ca që duan t'u ngjajnë personazheve, si: Rikardi II, Rikardi III, Henriku IV, Makbethi etj., tek i afrohen fronit nisin të shkatërrohen si njerëz, derisa asgjësohen plotësisht si të tillë kur bëhen mbretër.
Edhe përvoja e të gjitha skenave të botës, aq më tepër në kohët moderne, më së miri ka dëshmuar se, kur vjen një ditë dhe protagonistëve të tillë u mungojnë suflerët, nga gjoksi i mpakur dhe goja e plakur u del paralajmërimi i agonisë: "çdo çap n'udhën e shkurtër dy herë rënkoj/Zemrën e rëndë dyfish do ta rëndoj..." ("Rikardi II", Akti V, Skena e parë). Atëherë, të tjerët, sidomos më admiruesit e protagonistit, krahët ia kthejnë sallës teatrore dhe sytë i mbajnë atje ku merret frymë më thellë.
(G.SH/BalkanWeb)