Klinton në Seul: Mbështetje ndaj Koresë së Jugut

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i premtoi mbështetje Koresë së Jugut gjatë vizitës së saj në Seul. “I bëjmë thirrje Koresë së Veriut të ndalë provokimet dhe kërcënimet e saj kundrejt fqinjëve dhe t’u rikthehet angazhimeve dhe ligjeve ndërkombëtare për çarmatosjen nukleare”, deklaroi Sekretarja Klinton pas takimit me presidentin koreano-jugor, Li Miung-bak.
Takimi mes presidentit të Koresë së Jugut dhe shefes së diplomacisë amerikane ka ardhur në një kohë kohë të tensionuar në gadishullin korean, pas akuzave të Seulit ndaj Koresë së Veriut për autorësinë e mbytjes së luftanijes koreano-jugore “Sheonan”, në muajin mars.
Adela Zeza