KFOR Asnje plan per kalim kompetencash

KFOR ka përgënjeshtruar sot lajmet e publikuara në media se së shpejti përgjegjësia për sigurinë në veri të Kosovës do t’i kalojë trupave amerikane.
Trupat amerikane do të zbarkojnë në Mitrovicën veriore në muajin shkurt, por sipas KFOR, nuk ka asnjë plan për kalimin e kompetencave.
“Grupi i ardhshëm shumëkombësh i udhëhequr nga amerikanët nuk do të ketë përgjegjësi të caktuara. Ai do të veprojë në përputhje me nevojat operacionale dhe nën komandën e gjeneralit Erhard Byhler”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Wichter.
Sipas tij, do të jetë pikërisht komandanti gjerman ai që do të vendosë se kush do të operojë në veri apo në zona të tjera të Kosovës.