E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonmezi EULEX Ende heret per ekstradimin

Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX ka reaguar ndaj arrestimit të mjekut turk Jusuf Sonmezi, duke deklaruar se është ende herët të flitet për ekstradimin e tij.

“Për këtë nuk vendos EULEX, prandaj do të na duhet të presim për të parë se cfarë do të ndodhë”, ka deklaruar zëdhënësja e misionit, Irina Gudelevic.

Megjithatë, ajo ka qenë në gjëndje të konfirmojë se autoritetet kosovare po bisedojnë me ato turke për të vendosur mbi mjekun.

Sonmezi u arrestua në kuadër të hetimit “Medicus”, që ka marrë dhe emrin e klinikës ku dyshohet se janë kryer transplante ilegale organesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›