Assange në Guantanamo?

Avokatët që mbrojnë themeluesin e faqes Wikileaks, Julian Assange, në gjyqin për ekstradimin e tij në Suedi kanë bërë të ditur se ata kanë përdorur në favor të klientit të tyre argumentin se nëse Assange do të ekstradohet në Suedi, ai mund të bëhet pre e “burgosjeve të paligjshme” në Shtetet e Bashkuara ose mund të përfundojë i burgosur në Guantanamo.
Të martën ka filluar gjykimi i rastit të ekstradimit të Assange në lidhje me akuzat për “krime seksuale” të ngritura ndaj tij nga dy suedeze.
Në këtë rast, për herë të parë u identifikuan edhe dy bashkëpunëtoret e “Wikileaks” që e akuzojnë Assange për sjelljen e tij gjatë verës së shkuar në Suedi ku ai ishte për një seminar.
Avokatët e Assangese shkuan edhe më larg, duke theksuar se Assange në SHBA mund të dënohet edhe me vdekje.
Ata theksuan se ekziston rreziku se nëse Assange ekstradohet në Suedi, e më pas ky shtet skandinav mund t’ia dorëzojë Assangenë SHBA-së, ku ai mund të përballet me torturë dhe ekzekutim.