Kosove rinumerohen votat e 9 janarit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur rinumërimin e fletëve të votimit në disa qendra të komunave Decan, Skënderaj dhe Drenas, ku ditën e diel u përsëritën zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë KQZ-së, sipas të cilave gjithësej po rinumërohen fletët e 92 vendvotimeve.
Ndërkohë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë 61 ankesa nga subjektet politike në lidhje me parregullsitë e evidentuara në komunat ku u përsërit procesi elektoral.
Drejtues të këtij paneli kanë deklaruar se 38 nga 61 ankesat, përgjigjia për të cilat duhet të jepet nesër, janë bërë nga lëvizja Vetëvendosje.