E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Barrikadat e serbëve të jashtëligjshme

MITROVICË- Duke nënvizuar se pranon të drejtën e protestës KFOR u ka bërë thirrje serbëve që të heqin barrikadat e vendosura në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të mitrovicës.

“KFOR-ri sqaron se pranon të drejtën për protesta paqësore, por barrikadat janë të jashtëligjshme. KFOR-i në bazë të rezolutës 1244 e ka për qëllim të kthejë lirinë e lëvizjes”,- thuhet në komunikatën e KFOR.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur autoritetet kosovare kanë theksuar se është përgjegjësi e KFOR-it të zhbllokojë veriun.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›