E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, e përplas makina, vdes futbollistja 19-vjecare

SHKODËR- Një 19-vjeçare është aksidentuar me vdekje sot në aksin rrugor, Shkodër-Mjedë.

Një automjet tip Benz ka përplasur një një motoçikletë, në të cilën 19-vjeçarja Gilberta Marku udhëtonte si pasagjere.

Mësohet se viktima banore e fshatit Juban të komunës Guri Zi, vitet e fundit ka qënë pjesëtare e ekipit të futbollit ‘Juban Danja’.

Forcat e policisë së Shkodrës po kryejnë hetimet për zbardhjen e përgjegjësisë së aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›