Në Durrës shi, në Maminas digjen 30 ha shkurre e pisha
DURRËS- Ndërkohë që Durrësi ishte përfshirë nga një stuhi shiu, në fshatin Bodinak të Maminasit zjarri ka djegur rreth 30 haktarë shkurrë dhe pisha.
Vatra e zjarrit është evidentuar mesditën e sotme, fillimisht në një kodër me shkure, ndërsa me pas flakët të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi në hapësira të tjera, duke përfshirë 30 hektarë.
Në vendngjarje kënë mbërritur forca të shumta të zjarrfikësve të ardhura nga Manza, Sukthi, Durrësi, por edhe zjarrfikëse të portit të cilat e kanë patur të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit.
Sipas një bilanci paraprak në sipërfaqen prej 30 hektarësh janë djegur mbi 100 rrënjë ullinj, pemë frutore si dhe një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha e shkurre.
Ndërkaq një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku paraprakisht mendohet të krijuar nga pakujdesia e banorëve të zonës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)