E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS deshton perpjekjen per rezoluten e nderprerjes se luftimeve

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ka deshtuar ne perpjekjen per te miratuar rezolute me ftese per nderprerje te luftimeve ne Rripin e Gazes. Takimi qe ishte ftuar nga vendet arabe, ka zgjatur 4 ore dhe eshte mbajtur me dyer te mbyllura. Pas takimit, perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara ne OKB, Alejandro Uolf, ka thene se kredibiliteti i OKB-se do te demtohej nese do te beheshin ftesa qe do te injoroheshin. Ai ka thene se Izraeli si anetar i Kombeve te Bashkuara nuk ben te barazohet me nje organizate terroriste sic eshte Hamasi. Me heret, administrata amerikane e presidentit Bush ka akuzuar levizjen radikale Hamas per luftimet dhe keqesimin e situates ne Rripin e Gazes. Stejt Departamenti ka thene se eshte duke punuar per te siguruar armepushim, por nuk ka dhene hollesi se si do te realizohet nje gje e tille kur dihet se Shtetet e Bashkuara nuk bisedojne dhe nuk kontaktojne me Hamasin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›