Mision i BE-se ne Egjipt, Solana: Deshtoi diplomacia
Nje mision i Bashkimit Evropian po viziton kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, ne nje perpjekje per te arritur ne marreveshje armepushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Misioni evropian ne Lindjen e Mesme kryesohet nga ministri i jashtem cek, Karel Scharzenberg, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te Bashkimit Evropian. Shefi i Bashkimit Evropian per politiken e jashtme dhe sigurine, Havier Solana, tha se ashpersimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit shenonte deshtimin e diplomacise. "Per momentin mund te themi se diplomacia ka deshtuar me pasoja shume serioze. Une mendoj se armepushimi nuk eshte i pamundur, prandaj duhet te bejme te gjitha perpjekjet per ta arritur", tha zoti Solana. Pas bisedimeve ne Kajro, delegacioni evropian do te takohet me udheheqesit izraelite ne Jeruzalem dhe me pas me udheheqjen palestineze ne qytetin Ramallah te Bregut Perendimor.