E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, vdes 35-vjecari e shtyp treni

LIBRAZHD- Një 35-vjecar ka humbur jetën tragjikisht, pasi e ka shtypur treni. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme në vendin e quajtur Pishkash, në qytetin e Librazhdit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Fatmir Disku ka qenë, duke ecur paralelisht me shinat e trenit, kur ka rrëshqitur dhe aksidentalisht ka rënë në traversë, ndërkohë që treni i linjës Tiranë-Pogradec ishte në ecje e sipër.

Pavarësisht manovrimit të makinistit, shmangia e aksidentit hekurudhor ka qenë e pamundur, duke bërë që 35-vjecari të humbasë jetën për shkak të plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›