KFOR: Nuk është kërkuar falje te Pantiqi
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter ka hedhur poshtë një raport, në të cilin theksohej se një këshilltar politik i komandantit të KFOR-it, ka kërkuar falje për deklarata të dyshuara te zoti Kërstmir Pantiq.
“Nuk është e vërtetë se këshilltari politik i gjeneralit Byler ose ndonjë person tjetër i autorizuar, ka kërkuar falje te zoti Pantiq. Kjo është thjesht e shpikur”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Ndër të tjera KFOR, thekson se nuk ka arsye për kërkim falje te zoti Pantiq, ose te ndonjë person tjetër në palën e Serbisë apo të Kosovës.
“Komandanti i KFOR-it është i paanshëm dhe gjithnjë ka vepruar sipas detyrës së tij për krijimin e ambientit të sigurt dhe të qetë dhe për liri të lëvizjes, çdokund dhe për gjithë popullin e Kosovës”, thekson deklarata.
Më herët gjatë ditës, mediat serbe kanë raportuar se personi Kërstmir Pantiq ka deklaruar se sot në mëngjes ka thirrur këshilltarin e KFOR-it, i cili në emër të komandantit Erhard Byler, i ka kërkuar falje atij dhe popullit serb për të gjitha ato që kanë ndodhur ditëve të mëparshme