E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasem Trebeshina në 85 vjetorin e tij

Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga komunizmi, vepra e Kasem Trebeshinës “Simboli i disidencës shqiptare”, nuk është botuar apo nuk është bëre e ditur ashtu si e meriton një figurë e tillë letrare, pasi një pjesë e madhe e veprave të tij mbetet akoma në dorëshkrim.

Trebeshina u bë më i njohur për lexuesin shqiptarë pas vitin 1990-të, pasi ai u burgos nga regjimii komunist, ku ai e kundërshtonte atë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në 85-vjetorin e lindjes, shkrimtari Behar Gjoka e cilësoi Trebeshinën si një ajzberg.

Kasem Trebeshina, ka marrë pjesë edhe në luftën Nacional-Çlirimtare. Disa nga veprat më përfaqësuese të Kasem Trebeshinës janë "Historia e atyre që nuk janë", “Lirika dhe satirë", "Legjenda e asaj që iku", "Stina e stinëve", "Qezari niset për luftë", etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›