E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR Situata ne Kosove e permiresuar edhe ne veri

Erhard Buhler

E enjte 27 janar 2011 NOA- Komandanti i KFOR-it gjeneral majori Erhard Buhler para Komitetin Ushtarak te NATO-s e ka vleresuar situaten e pergjithshme ne Kosove si te qete dhe stabel.

Komandanti i KFOR-it ka thene gjithashtu se Policia e Kosoves e perkrahur nga EULEX-i eshte ne pergjithesi e afte te kontrolloje rendin publik dhe te kontrolloje shqetesimet e vogla.

Prandaj edhe pas riorganizimit te KFOR-it dhe reduktimit te numrit te ushtareve KFOR-i do te vazhdoje te kete kapacitete te mjaftueshme te perkrahe EULEX-in dhe PK-ne ne rast te trazirave te medha deklaroi ai.

Gjate dites se merkure Buhler ne Bruksel ai ka informuar Komitetin Ushtarak te NATO-s per situaten ne Kosove dhe kontributin dhe progresin e KFOR-it ne stabilitetin e sigurine ne Kosove.

Ndersa lidhur me veriun e Kosoves Buhler ka thene se situata e sigurise eshte permiresuar per shkak te operacionit te quajtur Vendosmeri e Perbashket per Veriun nga KFOR-i PK-ja dhe EULEX-i qe nga tetori i vitit 2010.

Gjenerali Buhler gjithashtu ka vleresuar situaten ne kufij dhe vijen kufitare administrative.

Ai ka shtuar se KFOR-i eshte dhe do te mbetet pergjegjes per vijen kufitare administrative.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›