E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Snajperë serb ne veri

Forcat paqeruajtëse janë vendosur ne këto pika kalimi për t’ju përgjigjur ne kohe dhe ne çdo mënyrë sulmeve apo sfidave te ndryshme nga serbet. Sipas misionit paqeruajtës te NATO-s, situata aktuale ne veri vazhdon te mbetet e tensionuar. Çdo automjet qe kalon ne dy pikat kufitare i nënshtrohet një kontrolli te detajuar. Komandanti i KFOR-it i ka bere serish thirrje qytetareve te Kosovës te qëndrojnë te qete e te kenë besim tek masat e ndërmarra nga KFOR dhe EULEX. E njëjta thirrje është bere edhe nga autoritetet e rendit ne Kosove. Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, deklaroi se situata është e qete dhe gjate natës nuk është shënuar asnjë incident. Pika kufitare e Jarinjes mbetet nen mbikëqyrjen e ushtarake te KFOR ndërsa ne Bernjak po veprojnë bashkërisht forcat e KFOR dhe ato te EULEX. Nga pala serbe, deklarata e pare këtë te marte është bere nga Ministria Serbe për Kosovën, sipas se cilës kriza ne Veri do te vijoje derisa te përmbushen plotësisht kërkesat e serbeve. “Shqiptaret e Kosovës dhe doganat, - theksohet ne deklarate, - nuk duhet te jene ne veri. Kjo ka qene edhe një nga pikat qe një dite me pare ekipi negociator serb ka diskutuar me ndërmjetësin e BE, Robert Kuper.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›