E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kaos nga greva e taksisteve

Dhjetëra e qindra taksi janë mbledhur përpara porteve e aeroporteve kryesore te vendit, duke shkaktuar bllokim te qarkullimit ne hyrje-daljet e tyre por edhe kaos ne te gjithë qytetin e Athinës. Qindra turiste evropiane kane mbetur peng me valixhet ne dore ne ishullin e Kretës, një nga me te preferuarit ne Greqi. Sipas grevisteve, masat e marra nga qeveria e Papandreut për liberalizimin e licencave janë një goditje e forte për këtë sektor. Nga ana tjetër, për një shtet ne vështirësi financiare, për te cilin turizmi përfaqëson 16% te prodhimit te brendshëm bruto, ky hendek i hekurt i vendosur midis qeverise dhe taksisteve, nuk është një lajm i mire, aq me tepër ne zemër te sezonit veror. Ne disa prej porteve te bllokuara nga taksistet, policia ka ndërhyrë edhe me force, duke shkaktuar momente tensioni edhe tek turistet e huaj por fatmirësisht nga përleshjet nuk ka pasur te lënduar. Mediat greke e kane konsideruar këtë ngjarje thjesht si një spektakël falas për turistet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›