KFOR, dislokon forcat në Veri të Kosovës
21-04-2012 / Gazeta 55
Me kërkesën urgjente të NATO –s Gjermania do sjell në Kosovë forcat për ndërhyre të shpejtë për shkak të frikës nga tensionet të reja e përshkallëzimet e mundshme në veri në prag të zgjedhjeve të Serbisë, të cilat do të mbahen më 6 maj.
Lajmin e ka bërë me dije e përditshmja gjermane “Der Spiegel”. Gazeta shkruan se Gjermania do të sjellë 550 ushtarë nga Forcat rezervë operative e ORF dhe Austria sjell 150. Ushtarët e Austrisë pritet të mbërrijnë në Kosovë gjatë ditës së sotme.