E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova thirrje BE-së për më shumë njohje

21-04-2012 / Gazeta 55

Kryediplomati Enver Hoxhaj, apel për njohjen e Pavarësisë

Kosova i thërret pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë si shtet, që ta bëjnë një gjë të tillë. Një apel i tillë të premten është adresuar jo vetëm nga diplomacia kosovare, por edhe nga konferenca ndërkombëtare “Kosova Thërret” e mbajtur në Prishtinë. Përveç thirrjeve drejtuar Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, si njohje të rëndësishme paraqiten edhe ato nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën nuk paraqesin një bllok politik kundër pavarësisë së Kosovës, ngase secila prej tyre i ka arsyet e brendshme politike që kanë ndikuar në mosnjohje.
Kurse për Serbinë, Hoxhaj tha se ajo po luan një politikë dyfytyrëshe karshi Kosovës dhe BE-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›