E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK-ja: Detajet për “bisedimet sekrete” javën e ardhshme

Prishtinë, 11 gusht - Fillimi i javës së ardhshme pritet të sjellë në detaje informata rreth deklaratës së djeshme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me “bisedimet sekrete të Qeverisë së Kosovës me Serbinë”.  “Ne, atë çfarë e kemi premtuar, do ta bëjmë. Kemi fakte dhe njerëz konkretë, të cilët kanë zhvilluar takime në një vend evropian me zyrtarë serbë”, ka thënë për KTV-në një zyrtar i lartë i AAK-së, në kushte anonimiteti.

Gjatë një konference të mbajtur dje, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini kishte deklaruar se ka informata që Qeveria e Kosovës po zhvillon bisedime sekrete me Serbinë. Duke mos dhënë më shumë detaje, ai i kishte sugjeruar gazetarët që të pyesnin Ministrinë e Jashtme, ose Qeverinë e Kosovës. Megjithatë, ai i ka quajtur të rrezikshme këto bisedime, pasi që, sipas tij, së paku agjenda duhet të jetë transparente, në mënyrë që populli të jetë në dijeni se për çfarë dhe me kë po bisedohet.

Në ndërkohë, kryeministri Thaçi e ka quajtur qesharake deklaratën e AAK-së dhe i është shmangur pyetjes, duke folur më shumë për sukseset e Qeverisë së tij.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›