E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi i Berishes: Kete vit, interneti ne cdo klase Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka deklaruar se prioriteti i qeverise per kete vit ne arsim eshte shtrirja e internetit ne cdo klase, ndaj ministria e arsimit duhet te krijoje te gjitha kushtet per sipermarrjen e inovacionit. Kreu i qeverise ka marre pjese dje ne konferencen e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences me teme “Arsimi Shqiptar ne Moshen Dixhitale”, ku ka deklaruar se per qeverine arsimi ka qene dhe mbetet perparesi e te gjitha perparesive. Berisha u shpreh se duke qene se beteja per arsimin dhe arsimimin e mire eshte me e rendesishmja nder te gjitha betejat, qeveria vite me pare, zgjodhi projektin “Shqiperine Dixhitale”, si nje nga dy objektivat me madhor per t’u realizuar dhe ne kete kontekst vendosi edukimin dixhital si hallken e pare dhe me te rendesishme te kesaj platforme. “Sot, tha kryeministri Berisha, ne vijme ne 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, me afer se kurre e me te vendosur se kurre per shnderrimin e ketij vendi ne nje vend dixhital, per realizmin ne kete vend te ‘Shqiperise dixhitale’”. Gjate fjales se tij, kryeministri ka kerkuar nje vleresim me te madh per te gjitha projektet ambicioze duke ridimensionuar teresisht qendrimin ndaj aftesive programuese te shkollareve tane. Ai u shpreh se qellimi eshte qe te ndizet nje gare te fuqishme ne te gjithe sistemin tone arsimor ne kete fushe, ne menyre qe Shqiperia te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel rajonale te softeve dhe te produkteve te kesaj fushe. Me pas, kryeministri gjate fjales se tij ka renditur disa nga treguesit, pozitiv sipas tij ne arsim, te cilet ne rrafshin sasior jane tregues te nivelit boteror nder me te avancuarit. Ne kete kontekst ai theksoi se duhet bere gjithcka qe vendi te rende mbi mesataren Europiane per student, per 1 mije banore, duke theksua se cilesia mbetet dhe duhet te jete qellimi kryesor. “Ne garen e cilesise, serish teknologjia e informacionit ka vendin e vet themelor. Interneti eshte nje univers i vertete”, - u shpreh Berisha. Nje tjeter ceshtje e rendesishme, tek e cila eshte ndalur kryeministri ka qene perdorimi i teknologjise dixhitale per provimet. Duke sjelle shembullin e provimeve te shtetit, ku u perdor sistemi dixhital i kontrollit te tyre, Kryeministri e vleresoi si shume te suksesshem dhe te sakte kete metode, e cila garantoi transparence dhe paanshmeri ne vleresimin e provimeve. “Jashtezakonisht e rendesishme eshte perdorimi i teknologjise per provimet. Gara qe ndjekim ne per cilesi eshte me e veshtira dhe realitetet duhet t’i njohim. Une i kuptoj kritiket kur flasin per cilesine, por te kritikosh per cilesine eshte gjeja me e drejte, me normale, sepse cilesia duhet te jete qellimi dhe motivi yne me kryesor”, - ka deklaruar kryeministri. Gjithashtu, duke vleresuar si shume te rendesishem projektin “Shqiperia dixhitale”, kryeministri ka premtuar, se ky projekt do te mbeshtete edhe me tej dhe kete vit qeveria do te beje gjithcka, qe te garantoje internet me bande super te gjere, falas ose me cmimet me te lira qe ekzistojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›