KFOR-i kryen ushtrime vlerësuese në Kosovë
Kjo manovër është pjesë e një procesi vlerësues për t'u siguruar se trupat e Task Forcës Shumëkombëshe Qendër janë të përgatitura për kalimin e tyre në strukturën e re të quajtur Grupi Luftarak, i cili do të fillojë më 1 shkurt.
"Ky ushtrim nuk është përgjigje apo përgatitje për situatën e tanishme apo të ardhshme, e as për një situatë të pritur në Kosovë", theksohet në një komunikatë të KFOR-it.
"Tranzicioni në Grupin Luftarak Shumëkombësh Qendër nuk do të ndikojë në misionin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të qetë e të sigurt. Grupi Luftarak do të jetë i shpejtë, shumë fleksibil, i lëvizshëm dhe i gatshëm që të reagojë ndaj çdo situate, e cila e kërcënon sigurinë e Kosovës", thekson KFOR-i