E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, 17− vjecari xhiro me biciklete nëpër qytet. Mbledh fonde për Haitin.

LONDER Fotografitë e shkatërrimeve në Haiti pas tërmetit të dy javëve më parë e kanë bërë një djalosh të mitur që jeton në anën tjetër të botës të orvatet të japë ndihmën e tij për të prekurit. 17 vjeçari Charlie Simpson organizoi xhiron me biçikletë të financuar nga vetë ai në një park në perëndim të Londrës, duke shpresuar të mbledhë fonde për ushqime, tenda e ujë të pishëm për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve në këtë vend. Por xhiroja tetë-kilometërshe e djaloshit të vogël në parkun e qytetit rezultoi kaq e suksesshme sa që arriti të mblidhte një shumë të majme të hollash për të prekurit nga tërmeti. E ëma tha se ideja e çarlit i kishte kapërcyer të gjitha parashikimet. "Gjithçka nisi si një xhiro e thjeshtë me biçikletë nëpër rruginat e parkut por më pas ne i përcollëm në internet këto pamje duke gjetur mbështetje nga shumë njerëz. Ata ua dërguan ato njerëzve të tjerë e krejt papritur nisi një maratonë e vërtetë bamirësie e cila synonte mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti" tha ajo. çarli do t’ia dhurojë shumën e mbledhur UNICEF pas apelit të lëshuar nga kjo organizatë për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve në Haiti. (s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›