KFOR-i në Mitrovicë nesër shkatërron dhjetra kg municione

Mitrovicë, 27 gusht - Ushtarët francezë të BGSHK-Veri, kanë paralajmëruar se të shtunën do të kryejnë një shkatërrim të municioneve.
Nga press qendra për informim e kësaj brigade, bëhet e ditur se fjala është për rreth 70 kg eksploziv të kontigjentit danez.
Kjo sasi e eksplozivit, sipas zyrtarëve të KFOR-it, po shkatërrohet pasi që i ka skaduar afati për përdorim.
Me rastin e shkatërrimit të tij, janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të mediave, të cilët do të kenë mundësi edhe të realizimit të fotove nga kjo ngjarje.