Në veri të Mitrovicës operojnë vetëm antenat e operatorëve ilegalë

Prishtinë, 27 gusht – Pesë muaj pas shkatërrimit të antenave të telefonive mobile të në veri të Mitrovicës, operatorët kosovarë nuk kanë marrë guxim të bëjnë investimet e njëjta në këtë pjesë të vendit. Atje, shkruan sot “Koha Ditore”, vazhdojnë të operojnë operatorët ilegalë nga Serbia. Operatori publik “Vala” ka kthyer në funksion antenën e saj në Jarine dhe tek liqeni i Ujmanit, që mbulon një pjesë të pjesës veriore, përderisa operatori IPKO, antenat e të cilit kanë qenë të vendosura në pjesët e brendshme të veriut, nuk janë kthyer fare në funksion.
Zyrtarët e IPKO-s nuk kanë dhënë përgjigje zyrtare për arsyen e moskthimit në funksion të antenave në veri të Mitrovicës, përderisa jozyrtarisht mësohet se antenat e dëmtuara nuk janë kthyer në funksion në mungesë të sigurisë së tyre (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”).