Ka ndërruar jetë ish-kryeshefi i ekzekutivit të Skenderajt Fadil Rrustemi

Skënderaj, 27 gusht - Kuvendi Komunal i Skenderajt ka organizuar të premten një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së ish pjesëtarit të UçK-së në brigadën114 "Fehmi Lladrovci", dhe bartësit të shumë funksioneve të larta në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Fadil Rrustemi.
Si kryeshef i ekzekutivit, anëtar i Bordit të KOST-it, drejtor i NLB-së dhe aktualisht këshilltar në Asamblenë Komunale të Skenderajt, i cili vdiq në moshën 54 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Në mbledhjen komemorative krahas familjarëve, miqve dhe dashamirëve ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, zëvendësministri i MEF-it Bedri Hamza, deputeti Abdyl Ymeri etj, ka raportuar KosovaLive.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha më këtë rast se Rrustemi meriton respektin institucional pasi kontributi i tij në ndërtimin e institucioneve shtetërore ishte i madh.
"Respekti për Fadil Rrustemin është respekt institucional, që i bëhet atij për punën prej një luftëtari të paepur, prej insitucionalisti për ndërtimin e demokracisë së pasluftës, për punën dhe urtësinë e tij para qytetarëve të Skenderajt, si shembull i mirë për Kosovën dhe ne që kishim fatin të jemi bashkëpunëtorë të tij.
Fadil Rrustemi do të mbahet në mendje gjatë në historinë e Skenderajt, të Kosovës sikur shumë burra që ka dhënë Drenica dhe Kosova. Ne do të jemi krenarë që kishim një bashkëpunëtor të tillë, bashkëluftetar, nënkryetar, si shembull për të gjithë ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë për t’i ndërtuar idealet e tij dhe shumë luftetarëve të tjerë të Kosovës", tha Kuçi.
Deputeti në Parlamentin e Kosovës Abdyl Ymeri u shpreh se Rrustemi ishte veprimtar i devotshëm dhe i palodhshëm të çështjës kombëtare, udhehëqës i shquar dhe mbi të gjitha veprimtar i lirisë.
Varrimi i Rrustemit u bë të premten në fshatin e tij të lindjes në Qubrel të Skenderajt.